Arrestohet një person në Graçanicë për ryshfet në lidhje me votimin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet një person në Graçanicë për ryshfet në lidhje me votimin
Arrestim - arkiv - ilustrim
05/06/2026 - 11:43
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë nën dyshimin për veprën penale "Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin", raporton KosovaPress.

Sipas policisë, arrestimi është kryer të enjten rreth orës 20:00.

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës thotë se gjatë hetimeve janë intervistuar edhe dy dëshmitarë meshkuj kosovarë, ndërsa është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit.

Si prova materiale janë konfiskuar materiale për votim dhe katër telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa hetimet për rastin vazhdojnë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026