Arrestohet një person në Deçan, dyshohet se dhunoi një femër
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet një person në Deçan, dyshohet se dhunoi një femër
Arrestim - arkiv - ilustrim
26/03/2026 - 10:15
Linku u kopjua

Policia ka arrestuar një person në Deçan, i dyshuar për dhunim të një gruaje.

Sipas raportit të Policisë, ai dyshohet se e ka kryer veprën disa javë më parë.

Viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti para disa javësh, ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore gjinekologjike.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026