Policia ka njoftuar se në fshatin Gërlicë të Ferizajt, në një pikë karburanti një person me helmetë në kokë kishte hyrë aty dhe nën kërcënimin e armës grabit rreth 2800 euro nga dy punëtorët. I njëjti ikë me të shpejtë në drejtim të panjohur.
Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistimit të disa personave, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes e tij.
Njoftimi i policisë:
Me datën 23.08.2022 rreth orës 23:43 Policia Rajonale e Ferizajt, kishte pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë të Ferizajt, në një pikë karburanti ishte një rast i grabitjes, ku një person me helmet në kokë kishte hyrë aty dhe nën kërcënimin e armës grabit nga dy punëtorët rreth 2800 euro dhe largohet në drejtim të panjohur.
Policët hetues pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistimit të disa personave, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes e tij dhe sot, në orën 00:40 të mëngjesit kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.H (M.K) i moshës 22 vjeçar, nën dyshimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme se ka kryer veprën penale ‘’Grabitja’’
I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Grabitja".