Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prizren
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një i dyshuar për vjedhje në Prizren. Sipas policisë, më 3 mars stacioni Policor në Prizren ka pranuar informacionin për një rast “vjedhje e rëndë” në rrugën e  “ Jonit “ në Prizren.

“Rastit i është përgjigjur ekipi i patrullës të cilët në vendin e ngjarjes kontaktojnë me viktimën, ajo ka deklaruar se i është vjedhur portofoli i saj bashkë me dokumentet personale si dhe para të gatshme në vlerë prej 1 mijë e 150 euro”, thuhet në njoftim.  

Në komunikatë thuhet po ashtu se nga hetuesit e stacionit janë ndërmarr veprime taktike-operative në terren dhe është identifikuar tanimë i dyshuari E.B. 21 vjeç nga Prizreni, i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

“Gjithashtu për rastin është arritur që të gjendet prova kryesore si portofoli dhe disa prova tjera. Pas përfundimit të proceduarve të para hetimore prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për të dyshuarin me kohëzgjatje prej 48 orë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025