Arrestohet një i dyshuar për tri vepra të ndryshme penale
Lexohet për: 2 min.
123
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të planit operativ “Migrimi i parregullt”, Policia e Kosovës   

rreth orës 01:10 në zonën te bregu i liqenit në Vërmicë ka identifikuar disa lëvizje të dyshuara nga disa persona.

Gjatë vëzhgimit të terrenit është vërejtur se disa persona vinin nga territori i Shqipërisë, me ç’rast me të vërejtur zyrtarët policorë, të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët policorë kanë arritur me këtë rast ta ndalojnë një të dyshuar, shtetas i Shqipërisë, me inicialet F.GJ. (1995), nën dyshimin se i njëjti kishte kontrabanduar shtetas të huaj, të cilët në mënyrë ilegale kishin hyrë në Kosovë.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 0.036 gram substancë narkotike e llojit kokainë dhe një telefon i tipit IXON.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga njësitet relevante.

Po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent, me udhëzim të së cilit janë iniciuar rastet kontrabandim me migrantë,  posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, si dhe kalim ilegal i kufirit,  ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025