(E përditësuar) Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa është deklaruar pas intervistimit nga hetuesit e Speciales. Ai ka thënë se i është sekuestruar telefoni i tij ndërsa ka bërë të ditur se biseda zyrtare është bërë në zyret e EULEX-it.
Ish-komandant Remi ka thënë se hetuesit e Speciales kishin shkuar në shtëpinë e tij dhe i kishin prezantuar një urdhër për kontroll të telefonit.
......................
Pas intervistimit, lirohet Rrustem Mustafa
Sipas familjarëve, intervistimi është bërë në bazën e EULEX-it në Fushë Kosovë prej ku edhe është liruar.
KosovaPress ka pyetur edhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar por nga kjo zyrë kanë thënë se nuk kanë asnjë koment lidhur me këtë.
Arrestohet ish-komandant Remi
Është arrestuar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa. Ai është dërguar në bazën e EULEX-it në Fushë Kosovë, ka mësuar KosovaPress.
I ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Remi ishte intervistuar për disa ditë me radhë edhe nga mbrojtja e të akuzuarve.
Pas përfundimit të dëshmisë së tij, ai kishte shkruar se është "e rëndë ndjesia të keni përballë bashkëluftëtarët me akuza aq të padrejta”.