Brenda një dite janë arrestuar tre persona në Mokra Gore të Zubin Potokut pasi të njëjtit kanë prerë dru në pyll, pronë shtetërore.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë edhe detaje.
“Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, së bashku me zyrtarët e APK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovarë, duke prerë dru në pyll, në pronë shtetërore. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri është arratisur nga vendi i ngjarjes. Në konsultim me prokurorin, automjeti-kombi dhe një motor sharrë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Njësoj ka ndodhur edhe me rastin e dytë, ku i dyshuari është arrestuar dhe janë sekuestruar një kombi dhe një motor sharrë.Ndërsa tek rasti i tretë pas arrestimit janë sekuestruar një traktor me rimorkio dhe dy motor sharra.
“Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, së bashku me zyrtarët e APK-së, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur të dyshuarin mashkull kosovar duke prerë dru në pyll, në pronë shtetërore. I dyshuari është arrestuar, ndërsa traktori me rimorkio dhe dy motor sharra i janë sekuestruar”, thuhet në raport.