Arrestohen dy të dyshuar në Pejë, e kanosën një person
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “ Kanosja”.

Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se ankuesi në fshatin Nakell-Pejё, ёshtё kanosur nga njё person me armё.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, gjatё bisedёs me ankuesin i njëjti deklaron se deri sa ishte fjalosur me njёrin nga tё dyshuarit, atёherё ka ardhur edhe i dyshuari tjetёr dhe i njëjti e kanos me armё ankuesin, dhe ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes. Njёsiti i hetimeve me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ka kryer kontroll/bastisje nё shtëpinë e tё dyshuarve dhe gjatё kontrollit ёshtё gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore”, thuhet në njoftim.

Dy të dyshuarit që janë arrestuar janë intervistuar nga hetuesit, dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit njёri nga tё dyshuarit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr lirohet nё procedurë tё rregullt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024