Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pas zbatimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe mbledhjes së provave të nevojshme, hetuesit rajonal në Ferizaj i kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar të cilët kishin dhënë fajde në një shumë prej njëzet mijë euro, për ta detyruar pastaj viktimën ti kthejë shumën prej shtatëdhjetë e tre mijë euro.
Ky aksion është realizuar pasi që policia Rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve kishte pranuar një informacion nga një person mashkull, kosovar i moshës 54 vjeçar për një rast të fajdes.
Policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.
Nga hetimet e para, intervistimit të viktimës është mësuar se dy persona i kishin dhënë fajde një shumë prej njëzet mijë ( 20 ) euro, për ta detyruar atë ti kthejë shumën prej shtatëdhjetë e tre mijë ( 73 ) euro, edhe pse deri më tani shumën prej gjashtëdhjetë mijë ( 60 ) euro , viktima u kishte paguar të dyshuarve.