Arrestim në Pejë pas hetimeve për një vdekje në gurthyes, sekuestrohet edhe një armë
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestim në Pejë pas hetimeve për një vdekje në gurthyes, sekuestrohet edhe një armë
foto
01/06/2026 - 16:47
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “Manipulim me prova” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, në kuadër të hetimeve për një rast vdekjeje të ndodhur në fund të muajit prill në rajonin e Pejës.

Sipas Policisë, më 29 prill 2026, rreth orës 12:05, është raportuar se një person ishte lënduar në një gurthyes në fshatin Gllaviçicë të Pejës. Viktima ishte transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjeku kujdestar kishte konstatuar se ai kishte arritur pa shenja jete.

Menjëherë pas njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Pas hetimeve intensive të zhvilluara nga Sektori Rajonal për Hetime në Pejë, më 1 qershor 2026 është intervistuar një person i dyshuar në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe një armë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026