Arjola Demiri fton qytetarët të votojnë nesër për Bardhyl Hasanpapaj, me numrin 34
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arjola Demiri fton qytetarët të votojnë nesër për Bardhyl Hasanpapaj, me numrin 34
Bardhyl Hasanpapaj
06/06/2026 - 20:34
Linku u kopjua

Aktorja Arjola Demiri përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë një thirrje për qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit dhe të votojnë për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, me numrin 34.

Në postimin e saj, Demiri vlerëson përvojën e Hasanpapajt si jurist, profesor universitar dhe analist publik, duke theksuar rëndësinë e votës së qytetarëve për të ardhmen e vendit.

“Vota është e juaja. Përdoreni me mençuri”, shkruan Demiri në rrjetin e saj social.

Gjithashtu ajo tha se katër vjet janë të gjatë dhe vendimet që merren ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e secilit.

“Nesër zgjidhni me kujdes zërin që do tju përfaqësojë në Parlament. Katër vjet janë të gjata dhe vendimet që merren atje ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e secilit prej nesh. Votoni me ndërgjegje, me përgjegjësi dhe duke menduar për të ardhmen. Propozimi im për një zë përfaqësues është Bardhyl Hasanpapaj, numri 34. Një figurë që ka ndërtuar profilin e tij si jurist, profesor universitar dhe analist politik ndërsa në këto zgjedhje kandidon për deputete me numrin 34. Vota është e juaja. Përdoreni me mençuri’, ka shkruar Demiri.

Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj kandidon për deputet me numrin 34 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026