Ardian Gjini: Duhet të krijojmë kushte që qytetarët të pasurohen, synimi im është një Kosovë që krijon "Zuckerbergë"
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ardian Gjini: Duhet të krijojmë kushte që qytetarët të pasurohen, synimi im është një Kosovë që krijon "Zuckerbergë"
ardian gjin1234
16/05/2026 - 19:38
Linku u kopjua

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka shpjeguar vizionin e tij ekonomik për ta kthyer Kosovën në një fuqi rajonale dhe të integruar globalisht.

Gjini theksoi se fokusi i tij i vetëm është arritja e këtij caku madhor, duke lënë anash debatet ideologjike dhe duke u përqendruar te projektet që sjellin mirëqenie të vërtetë.

Sipas tij, dallimi konceptual mes të djathtës dhe të majtës në Kosovë është i thjeshtë: e djathta krijon pasuri, ndërsa e majta thjesht e rishpërndan atë pa prodhuar asgjë të re.

"Qëllimi im është një Kosovë e fuqishme ekonomikisht, e integruar në botë dhe me një reputacion të mirë," u shpreh Gjini.

"E djathta krijon kushte që edhe nëse dikush lind i varfër, t'i jepet mundësia të pasurohet. Synimi ynë nuk është t'i mbysim të pasurit, por të krijojmë një ambient ku një djalë si Mark Zuckerberg mund të niset nga asgjëja dhe të ndërtojë një perandori ekonomike”, tha Gjini.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026