Paraburgim njëmujor për B.R., dyshohet se tentoi ta vriste me thikë B.M. në Mitrovicë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Paraburgim njëmujor për B.R., dyshohet se tentoi ta vriste me thikë B.M. në Mitrovicë
gjykata themelore ne mitrovice
23/07/2026 - 13:55
Linku u kopjua

Personi me inicialet B.R., i cili dyshohet se më 18 korrik tentoi ta vriste me thikë B.M. në Mitrovicë, është dërguar në paraburgim për një muaj.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, e cila ka caktuar masën e paraburgimit për periudhën nga 18 korriku deri më 18 gusht 2026, ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e kësaj gjykate, Hateme Haxhaj.

Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, B.R. dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta B.M., duke e goditur disa herë me thikë në kokë, në anën e majtë të brinjëve dhe në pjesën e pasme të kraharorit.

Si pasojë e sulmit, i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndaj B.R.-së rëndojnë dyshimet për veprat penale "Vrasje në tentativë" dhe "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".

I dyshuari ishte arrestuar më 18 korrik dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, ishte ndaluar deri në shqyrtimin e kërkesës për paraburgim, të cilën Gjykata e ka aprovuar. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026