Arbër Ademi nga BDI në paraqitjen e fundit deklaroi se Fronti Evropian i kryesuar nga BDI-ja prin me mbi 30 mijë vota karshi Vlenit. Sipas tij Fronti Evropian prin dhe në Tetovë e Gostivar, dhe se gjasat janë për të fituar 20 deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë. “Fronti Evropian prin me 30 mijë vota karshi opozitës, thuajse në të gjitha komunat jemi n epërsi. Dibër 2 me 1, Strugë më tepër se 2 me 1. Në Kërçovë 5 me 1, Vrapçishtë më tepër se 2 me 1, në epërsi jemi edhe këtu në Tetovë, në epërsi jemi edhe në Gostivar, në epërsi gjithsesi se jemi edhe në Kumanovë dhe Likovë. Më vonë do të dalim me të dhëna më të hollësishme, por nëse vazhdojmë me këtë trend Fronti Evropian do të ketë më shumë se 20 deputetë”, tha Ademi. /AlsatMk