Apple pritet të rrisë çmimet e produkteve të saj për shkak të rritjes së ndjeshme të kostos së çipave të memories, ka deklaruar shefi i kompanisë, Tim Cook.
Sipas BBC, Cook tha për Wall Street Journal se rritjet e çmimeve janë “të pashmangshme” dhe situata me çipat e memories është bërë “e paqëndrueshme”.
Rritja e kërkesës për pajisje të inteligjencës artificiale ka shkaktuar mungesë dhe shtrenjtim të çipave të memories, të cilët janë komponentë kyç në telefonat dhe pajisjet elektronike. Çmimi i RAM-it është më shumë se dyfishuar që nga tetori 2025.
Cook tha se Apple po përpiqet të mbrojë konsumatorët nga rritjet, por presioni i tregut është bërë i madh: kërkesa është rritur ndërsa furnizimi ka rënë.Analistët parashikojnë se çmimi mesatar i smartfonëve globalisht mund të rritet rreth 20% në vitin 2026, ndërsa telefonat e rinj të Apple mund të kushtojnë deri në 150 dollarë më shumë.
Rritje çmimesh po raportojnë edhe kompani të tjera si Samsung, Sony dhe Nintendo, si dhe prodhuesit e çipave si TSMC.