Apple ka lëshuar një sistem të ri operativ - iOS 17, por ka nga ata që nuk mund ta përmirësojnë atë në iPhone-in e tyre sepse është i vjetër.
Prandaj, Apple ka lëshuar gjithashtu një përditësim të rëndësishëm të softuerit për pajisjet e vjetra dhe, siç thonë ata, është e rëndësishme që të gjithë të kontrollojnë telefonat inteligjentë dhe të sigurohen se janë plotësisht të përditësuar, raporton Mirror.
Pse është e rëndësishme të përditësoni iPhone?
Apple ka konfirmuar se një gabim në sistemin e saj operativ i është dhënë një vlerësim i frikshëm. Kjo terminologji teknologjike në thelb do të thotë që hakerët tashmë janë të vetëdijshëm për të metën dhe po e shfrytëzojnë atë në mënyrë aktive.
"Apple është në dijeni të raporteve se ky problem mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive në versionet e iOS para iOS 16.6," shpjegoi Apple në faqen e saj.
Së bashku me iPhone-t e vjetër, ky përditësim është gjithashtu i disponueshëm për një sërë modelesh iPad, duke përfshirë iPad Pro (të gjitha modelet), iPad Air të gjeneratës së tretë dhe më vonë, iPad të gjeneratës së 5-të e më vonë, dhe iPad mini të gjeneratës së 5-të e më vonë.
Këta skedarë mund të jenë të mëdhenj, andaj sigurohuni që të jeni lidhur me Wi-Fi përpara se të përpiqeni të shkarkoni.