Prania amerikane përmes misionit paqeruajtës KFOR të NATO-s është jashtëzakonisht e rëndësishme për stabilitetin dhe paqen në Kosovë.
Kështu tha ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, gjatë një takimi me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Mbrojtjes për politikat evropiane dhe të NATO-s, David Baker, sot në Munih.
Në një bisedë me Baker, Anushiq ka theksuar se çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është Kosova dhe ka thënë se prania amerikane përmes operacionit të KFOR-it të NATO-s është jashtëzakonisht e rëndësishme për stabilitetin dhe paqen e Kosovës.
Ai tha gjithashtu se Kroacia është fuqimisht e përkushtuar për pajisjen dhe modernizimin e Ushtrisë Kroate dhe, së bashku me aleatin e saj Shtetet e Bashkuara, po pajisin forcat e saj të armatosura me automjete luftarake të këmbësorisë Bradley, Black Hawks dhe sistemin raketor HIMARS.Kroacia e mbështet fuqishëm rrugën e Republikës së Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së dhe me angazhimin e kontingjentit të Ushtrisë Kroate në operacionin e KFOR-it të NATO-s, ne po kontribuojmë në mënyrë aktive për paqen dhe stabilitetin e Kosovës, tha Anushiq.
Në kuadër të shpalljes së një politike të re amerikane ndaj Evropës, mbështetja për paqen në Kosovë është më e rëndësishme se kurrë, tha ai.