KOSTT: Furnizimi me rrymë i sigurt
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a ka njoftuar se shpërthimi i mbrëmshëm në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok, nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që lidhen me NS Prishtina 1, të shkaktuara nga incident i lokalizuar.
Sipas KOSTT, ekipet e tyre janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurtë të sistemit të energjisë elektrike.
Kanali i Ibër-Lepencit dërgon ujë që përdoret për ftohje në procesin e prodhimit të rrymës në termocentralet Kosova A dhe Kosova B.
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Bandat kriminale me mbështetje të Beogradit zyrtar thuhet se janë prapa këtij shpërthimi në veri të vendit.Pas sulmit, autoritetet e Kosovës thanë se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv.