Angli-Argjentinë, pa gola pjesa e parë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Angli-Argjentinë, pa gola pjesa e parë
New Project - 2026-07-15T212114.292
15/07/2026 - 21:49
Linku u kopjua

Ka përfunduar 45-minutëshi i parë i superduelit mes Anglisë dhe Argjentinës, me rezultatin 0:0.

Pjesa e parë u zhvillua me shumë intensitet dhe duele të forta në çdo zonë të fushës. Të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme, duke mos lejuar shumë hapësira për kundërshtarin.

Argjentina ishte afër golit me një goditje të Enzo Fernandez nga distanca, por topi përfundoi pak mbi portë. Ndërkohë, loja u shoqërua edhe me dy kartonë të verdhë, për Elliot Anderson të Anglisë dhe Lisandro Martinez të Argjentinës.

Me 45 minuta të tjera përpara, gjithçka mbetet e hapur në betejën për një vend në finalen e Kupës së Botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026