Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme në Makerfield
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme në Makerfield
Andy B
19/06/2026 - 07:59
Linku u kopjua

Politikani i Partisë Laburiste, Andy Burnham, ka fituar zgjedhjet e pjesshme në zonën e Makerfield, duke hapur rrugën për një sfidë të mundshme ndaj kryeministrit britanik dhe liderit laburist, Keir Starmer.

Në fjalimin e pranimit të rezultatit, Burnham tha se “të gjithë e dinë se politika nuk po funksionon”,

Burnham siguroi pothuajse 25 mijë vota, duke mposhtur kandidatin e Reform UK, Robert Kenyon, me më shumë se 9 mijë vota diferencë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Fitorja e tij konsiderohet një sukses i madh politik dhe një sinjal i fortë për të ardhmen e Partisë Laburiste.

Ai gjithashtu paralajmëroi Partinë Laburiste se kjo është “mundësia e fundit për të ndryshuar”, duke theksuar se “nuk do të ketë një shans të dytë”.

Burnham kishte deklaruar më herët se do të hynte në garë për drejtimin e Partisë Laburiste nëse do të hapej një proces zgjedhor për liderin e partisë.

Fitorja e tij në Makerfield e forcon ndjeshëm pozitën si një nga rivalët kryesorë të Starmerit.

Ndërkohë, Partia Konservatore fitoi bindshëm zgjedhjet e pjesshme në Aberdeen South, ndërsa Scottish National Party arriti të mbajë zonën e Arbroath and Broughty Ferry.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026