Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se merengezët janë të pikëlluar për përmbytjet që vranë mbi 200 njerëz në Spanjë, kështu që polemika për Topin e Artë i përket së shkuarës.
Milani do të udhëtojë nesër në “Bernabeu” për të takuar ish-mesfushorin dhe trajnerin e tyre Ancelotti.
Duke folur për “Sky Sport Italia” para ndeshjes, Ancelotti refuzoi të nxiste polemika pasi ai dhe Real Madridi kishin refuzuar të udhëtonin në Paris për ceremoninë e Topit të Artë javën e kaluar.
“E vërteta është se ne jemi të trishtuar për atë që ndodhi në Spanjë. Ne jemi të trishtuar sepse diçka e pabesueshme po ndodh. Ajo që ndodhi javën e kaluar [ceremonia e Topit të Artë] është e kaluara”, tha fillimisht Ancelotti, përcjellë KosovaPress.“Ne kurrë nuk kemi pasur një identitet të qartë dhe nuk e duam një të tillë,” këmbënguli Ancelotti. Ne duhet ta përshtatim stilin tonë të lojës me grupet e aftësive të lojtarëve. Nuk kemi qenë në maksimumin tonë deri më tani. Duhet të jemi më të qëndrueshëm dhe do ta arrijmë me kalimin e kohës”, theksoi italiani.
Ai foli gjithashtu edhe për ballafaqimin me ish-skuadrën e tij, Milanin.