Kurti takon yllin e madh të futbollit Lorik Cana
Sport
Lexohet për: 1 min.
Kurti takon yllin e madh të futbollit Lorik Cana
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot yllin e madh të futbollit Lorik Cana me të cilin ka diskutuar mbi masivizimin e sportit kosovar.

Lorik Cana para pak ditësh, në Tiranë shfaqi dokumentarin për arbëreshët e Italisë dhe Kurti tha se kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare po vazhdon me punët e mira për promovimin e kulturës kombëtare shqiptare.

“Sot u pamë për të diskutuar mbi punët e mira që po bëjmë në sport. Në veçanti, vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik, për t'i bërë pjesë të kulturës së përgjithshme të shoqërisë. Përherë kënaqësi biseda me Lorik Canën, djaloshin nga Gjakova që ka meritë të madhe në mirëmbajtjen e frymës së atdhedashurisë”, ka shkruar Kurti.

Kurti për herë të fundit me Lorik Canën ishin takuar gjatë evropianit të futbollit në Gjermani, në mbështetje të kombëtares shqiptare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025