Analisti bullgar kritikon BE-në: Po përdor qasje të padrejtë ndaj Kosovës
Lexohet për: 2 min.
panqev-160723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Njohësi bullgar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Anton Pançev kritikon Bashkimin Evropian për qasjen që po e përdor ndaj Kosovës. Ai thotë se masat ndëshkuese të BE-së, ndaj Kosovës janë të padrejta, pasi Kosova në veri ka vepruar në përputhje me legjislacionin dhe kushtetutën e vet. Pançev mirëpret marrëveshjen për depërshkallëzimin e situatës në veri, por nënvizon nevojën që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme.

Ai në një intervistë për KosovaPress kërkon nga Bashkimi Evropian të mos tentojë të përafrojë Serbinë përmes lëshimeve ndaj Kosovës.

Pançev, i cili është edhe albanolog, thekson se Serbia vazhdimisht po krijon tensione në Kosovë, duke ndërhyrë në punët e brendshme të saj.

Megjithëse e konsideron të nevojshme arritjen e marrëveshjes për depërshkallëzimin e situatës në veri, Pançev thotë se duhet garanci që Lista Serbe nuk i bojkoton sërish zgjedhjet atje.

Në anën tjetër, ai vë në pah edhe qëllimin e Serbisë, i cili sipas tij, është krijimi i një autonomie për serbët në Kosovë. Mirëpo, thotë se një gjë e tillë është e panevojshme, pasi Kushtetuta e Kosovës ofron mundësi të mjaftueshme për komunitetin serb.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Të hënën (10 korrik) në Bratislavë të Sllovakisë, kryengociatori kosovar, Besnik Bislimi bëri të ditur se është pajtuar me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për hapat për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar./E.Zeqiri/

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsituata-ne-veri-kurti-merr-mbeshtetje-nga-partia-e-tij/
https://kosovapress.com/admin/lajcak-situata-ne-veri-te-kosoves-mbetet-e-brishte/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsituata-ne-veri-kerkohet-te-merren-parasysh-thirrjet-e-aleateve-per-depershkallezim/
https://kosovapress.com/admin/situata-ne-veri-stoltenberg-nato-dhe-be-po-punojne-per-uljen-e-tensioneve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025