Amrush Batatina i reagon listës së lojtarëve të ftuar të Kosovës U19: Nuk është normale
Lexohet për: 1 min.
10-Amrush Batatina
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U19, Adil Maliqi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë U19.

“Dardanët” e rinj do të përballen me Shqipërinë U19 fillimisht më 4 qershor, ndërsa ndeshjen e dytë do ta zhvillojnë dy ditë më vonë, respektivisht më 16 qershor, raporton KosovaPress.

Maliqi ka grumbulluar 23 lojtarë, ndërsa nuk është i ftuar asnjë futbollist i Llapit, kampioni të Kosovës në Ligën U19 të Kosovës.

Tani, për këtë gjë ka reaguar edhe nënkryetari i Llapit, Amrush Batatina, i cili komentoi në postimin e FFK-së në “Facebook” ku shihet lista e lojtarëve të grumbulluar.

“Llapi Kampion qysh asnje Lojtare nuk eshte normale”, komentoi Batatina.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025