Napoli shënoi fitoren e 11-të në Serie A duke mos lejuar Atalanta t’i ikën në luftën e madhe për kreun e tabelës.
Skuadra napolitane me Amir Rrahmanin ishte dukshëm më e mirë ndaj Udinese duke fituar 3:1 si mysafire, pasi e mbylli pjesën e parë në disavantazh.
Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Napoli arrin barazimin e shumëkërkuar përmes golit të sulmuesit belg Romelu Lukaku, pas asistimit të Scott McTominay.
Lautario Giannetti ishte i pafat në minutën e 76-të duke shënuar autogol për epërsinë e parë të napolitanëve në ndeshje, pas të cilës skuadra mysafire nuk ndali sulmet duke thelluar rezultatin për epilogun 3:1, me golin e Andre-Frank Zambo Anguissa në minutën e 81-të, pas asistimit të Giovanni Simeone.Ndeshja e fundit e programit të ditës së sotme është ajo ndërmjet Juventus (6) dhe Venezia, e cila renditet në pozitën e fundit të tabelës.
Xhiroja e 16-të në Serie A vazhdon me takimet e nesërme Lecce-Monza, Bologna-Fiorentina, Parma-Verona, Como 1907-Roma, Milan-Genoa, ndërsa derbi i madh zhvillohet të hënën ndërmjet Lazio dhe Interit.