Amin Hot MVP i javës 25 në Superligën e basketbollit
Superliga e Kosovës në basketboll po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe e paparashikueshme, ndërsa garat për “Play-off” janë bërë vendimtare. Në këtë xhiro, skuadra e Borës ka blinduar vendin e tretë me fitoren ndaj Vëllaznimit, ku Amin Hot u shpall MVP i javës së 25-të.
Lojtari Hot regjistroi 18 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime, duke arritur indeksin më të lartë të javës 30-të. Në garën për “Play-off”, performanca e tij i dha Borës energjinë e duhur për të siguruar një fitore kyçe.
Pesë lojtarët më të mirë të javës ishin:
1. Amin Hot (Bora) – 18 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 30 indeksi
2. Shanon Shorter (Bashkimi) – 25 pikë, 5 kërcime, 5 asistime, 29 indeksi
3. Alex Lomax (Sigal Prishtina) – 19 pikë, 7 kërcime, 10 asistime, 28 indeksi
4. Akili Vining (Trepça) – 22 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 23 indeksi
5. Musab Mala (Peja) – 21 pikë, 6 kërcime, 5 asistime, 22 indeksi
Lufta për “play-off” po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe spektakolare, duke garantuar emocione të mëdha për tifozët e basketbollit Kosovar.
KosovaPress