PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat
PZAP1
01/07/2026 - 16:43
Linku u kopjua

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi të gjitha ankesat pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit: e dy kandidatëve të PDK-së për deputetë Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu lidhur me procesin e rinumërimit të votave. Ata kishin kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së. Gjithashtu është refuzuar edhe ankesa e Listës Serbe si dhe dy ankesa të Nova Demokratska Stranka, që kishin të bënin me parregullsi me vota.

Të gjitha ankesat në arsyetimin e PZAP-së, janë vlerësuar si të pabazuara.

Nëse këto palë nuk ankohen për këto vendime në Gjykatën Supreme në afat 48 orësh, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do t’i  certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026