Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane ka postuar dy fotografi krahasuese për të treguar se si e ka shkatërruar një vend, ku siç pretendohet, Irani kishte prodhuar e ruajtur anijet veta të vogla
Në fotografinë e parë satelitore, të realizuar më 27 shkurt, tregohet se cila ishte gjendja e kantierit detar “Shahid Mahallati” në qytetin Bushehr të Iranit, ndërsa në të dytën, të bërë më 1 prill, shihet gjendja e saj aktuale, pas sulmeve ajrore amerikane. Dëmet shihen se janë të konsiderueshme.
Anijet e vogla që u prodhuan dhe riparuan këtu, sipas shkrimit, u përdorën nga Marina e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe ato konsiderohen thelbësore për strategjinë detare të Iranit.
Sulmet që u kryen në këtë kantier, ishin pjesë e një fushate më të gjerë ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër infrastrukturës detare dhe ushtarake iraniane.Kantieri “Shahid Mahallati” ka qenë një nga qendrat kryesore të industrisë detare iraniane, ku janë ndërtuar edhe anije luftarake dhe mjete të tjera për përdorim ushtarak nga Garda Revolucionare Islamike.
Sulmet amerikane ndaj Iranit janë ndalur, nga mesnata ndërmjet të martës e të mërkurës, pasi u arrit një marrëveshje për armëpushim dyjavësh ndërmjet palëve në konflikt. /KosovaPress/