Gara e parë me makina elektrike dhe kartingut në auto sllallom në kompleksin "Prishtina Mall" do të mbahet për herë të parë në Kosovë, duke sjellë një ngjarje të veçantë për dashamirësit e garave dhe makinave elektrike.
Organizatori kryesor i kësaj ngjarjeje është Klubi AMCK, në bashkëpunim me Federatën Automobilistike Sportive të Kosovës (FASK) dhe kompleksin "Prishtina Mall", të cilët kanë punuar me shumë përkushtim dhe kujdes për ta bërë këtë garë një spektakël të jashtëzakonshëm.
Pjesëmarrësit do të përfaqësohen në dy disiplina të ndryshme, të cilat janë auto sllallom dhe karting sllallom. Kategoritë e pjesëmarrësve janë të ndara në meshkuj dhe femra, dhe për secilën prej tyre, Klubi AMCK ka vendosur të ketë nga 2 përfaqësues meshkuj dhe 2 përfaqësuese femra. Karting sllallom do të ketë përfaqësuesit e saj të ndarë në djem dhe vajza të moshës 10-18 vjet, me gjithsej 2 përfaqësues për secilën kategori.
Gara nuk do të jetë vetëm një garë e zakonshme, por do të kthehet në një festë të vërtetë, me një program të pasur artistik, muzikë nga DJ të njohur, oferta të shumta të pijeve dhe ushqimeve për të gjithë të pranishmit. Kjo do të bëjë ngjarjen edhe më të paharrueshme dhe tërheqëse për publikun e gjerë.
Gjatë ditës së shtunë do të mbahen garat për biznese, ndërsa të dielën për klube të FASK.
FASK do të sigurojë veturat për gara, kështu që pjesëmarrësve nuk u nevojitet të sjellin makinat e tyre. Por, gjëja e vetme që duhet të kenë është patentën e shoferit dhe të paguajnë tarifën e pjesëmarrjes për këtë spektakël të emocionueshëm.