Ambasadori i Turqisë i shpreh mbështetje të plotë Kurtit për votimin e ardhshëm në Komitetin e Ministrave
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e kryeministrit ambasadori Angili e uroi kryeministrin Kurti për votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.
Ai poashtu theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për votimin e ardhshëm në Komitetin e Ministrave.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen e plotë të Turqisë pas më 16 prill të gjithë deputetët nga Republika e Turqisë votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gjatë takimit, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e ekonomisë, kulturës, mbrotjes dhe investimeve.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.