Në kuadër të “Alumni Day në Kosovë” është mbajtur një ngjarje e dedikuar diskutimeve mbi inovacionin, sipërmarrësinë dhe kërkimet shkencore, ku mori pjesë edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Ngjarja mblodhi alumni të ndryshëm të programeve të bursave franceze, të cilët ndanë përvojat e tyre akademike dhe profesionale, duke theksuar ndikimin e studimeve jashtë vendit në zhvillimin personal dhe profesional.
Ai shtoi se studimet jashtë vendit sjellin ndryshime të thella jo vetëm profesionale, por edhe personale.
“Mbështetja e shkëmbimeve akademike francezo-kosovare është pjesë përbërëse dhe një nga prioritetet kryesore të veprimit tonë këtu në Kosovë… Ka më shumë se 1.000, mendoj rreth 1.300 programe studimi që zhvillohen në gjuhën angleze, pothuajse në të gjitha fushat. Ndoshta jo letërsia franceze në anglisht – megjithëse as për këtë nuk jam plotësisht i sigurt. Por për pjesën më të madhe të fushave të tjera, kushdo prej jush, miqve, të afërmve apo kujtdo që dëshiron të kalojë një vit ose një semestër në Francë, do ta ketë mundësinë ta bëjë këtë edhe në gjuhën angleze, edhe nëse nuk flet frëngjisht mjaftueshëm mirë. Ngjarja e sotme është përpjekja dhe kontributi ynë për t’ju ndihmuar juve, alumni, të lidheni me njëri-tjetrin. Rrjetëzimi (netëorking) është një fjalë kyçe jo vetëm që nga koha kur Facebook dhe të tjerët krijuan rrjetet sociale. Ai është pjesë e natyrës njerëzore që në themel – të krijojmë lidhje dhe të mbështesim njëri-tjetrin me këshilla ose, sipas rastit, me një gotë vere. Ju, alumni, keni aftësinë të krijoni një rrjet të tillë. Ambasada franceze dhe Instituti francez janë më se të gatshëm t’ju mbështesin, t’ju japin mundësi dhe të organizojnë aktivitete, por iniciativa duhet të vijë nga ju. Ne, si ambasadë, nuk mund ta krijojmë rrjetin e alumnive në vendin tuaj”, u shpreh Guerot.“Për mua, Franca është dhurata më e madhe që i kam bëre vetes. Vërtet. Dhe nuk e them thjesht sa për ta thënë. Është dhurata më e madhe në të gjitha dimensionet. Kur e them këtë, e kam fjalën se jam rritur në nivele të ndryshme. Në nivel kulturor, kam takuar njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota…. Por kjo përvojë m ka ndihmuar të rritem dhe të piqem. Tani qëndroj këtu, qëndroj atje dhe mund të qëndroj kudo, sepse besoj më shumë te vetja…Sa i përket asaj që kam mësuar më shumë, mendoj se, si për ju të dy, ishte periudha kur fillova të mendoja për sportin. Këtu në Kosovë nuk e kemi këtë lloj edukimi për t’u marrë me sport. Prandaj, një nga gjërat që m ndryshoi ishte se në Francë fillova të notoja, të ecja më shumë dhe të kujdesesha për aktivitetin fizik”, tha Balaj.
Lekë Sahatqija vuri në pah rëndësinë e qasjes analitike dhe të menduarit kritik të fituar gjatë studimeve në Francë.
“Sa i përket aspektit teknik dhe akademik, sigurisht që fitova shumë njohuri dhe mora shumë mbështetje. Këto më ndihmuan më vonë të pranohem në studimet e inxhinierisë në Zvicër, ku mësova shumë aftësi dhe kompetenca të ndryshme. Por, në nivelin personal, si një i ri 22–23 vjeç, të shkosh në një vend të huaj pa njohur askënd është një përvojë më vete. Takimi me njerëz nga e gjithë Franca dhe nga vende të tjera ishte diçka shumë e veçantë. Ende e kujtoj natën e parë kur mbërrita. Vazhdimisht pyesja veten: “A jam vërtet në Francë apo jo?”. Gjithçka dukej sikur ishte një simulim ose një ëndërr. Të zgjohesha në mëngjes, të isha vetëm, ndonjëherë pak i frikësuar, duke pyetur veten: “Çfarë po ndodh? Mos po humbas autobusin? Apo taksinë? Përballja dhe ekspozimi ndaj këtyre situatave të panjohura të ndihmon të rritesh edhe si person”, u shpreh Syla.