Ambasador për mikpritje, hoteli pranë Ranës së Hedhur për pushime të paharruara
Lexohet për: 3 min.
Hotel-ambasador-3-1306222
2 vite më parë
Linku u kopjua

Aroma e detit, pishave dhe freskia e dallgëve po mbesin kujtim i pashlyer për çdo pushues. Përveç pamjes magjike, tash e dy vjet është bërë më i thjeshtë akomodimi në këtë zonë.

Pranë Rërës së Hedhur në Shëngjin, janë hapur dyert e “Hotel Ambassador” me kapacitete e shërbime profesionale. Me dhoma dyshe, treshe, e familjare, brenda ditës mund të akomodohen mbi 230 persona në 60 dhoma. Ushqimi i përshtatet kërkesave të kosovarëve, meqë shumica janë nga vendi ynë.

Gjatë verës po jehon muzikë shqip e mysafirët po argëtohen përreth plazhit në Shëngjin.

Është viti i dytë që “Ambassador” pret mysafirë te Rëra e Hedhur, ku pronari i këtij hoteli flet për kapacitetet dhe çfarë do t’iu ofrohet pushuesve këtë verë pa pandemi.

“Sezoni i kaluar ka qenë një sezon shumë i suksesshëm, shumë i mirë dhe i ka tejkaluar të gjitha pritjet që kemi pasur. Pasi që kemi pasur një numër shumë të madh të pushuesve, kryesisht kanë qenë kosovarë. Kur them kosovarë, shqiptarë edhe të diasporës, bashkatdhetarë tonë dhe 70 për qind të tyre kanë qenë klientë që kanë ardhur dy herë brenda sezonit të kaluar. Kështu që kjo na bën të ndihemi shumë mirë dhe kjo na bën të mendojmë që këtë sezon do të kemi pushues më shumë se vitin e kaluar”, tregon pronari i këtij hoteli, Ilir Koprani.

‘Ambasadori i mikpritjes’, vitin e kaluar akomodoi më shumë se 20 mijë pushues. Por, pritjet këtë verë janë që të tejkalohet kjo shifër.

“Vitin e kaluar hotel “Ambassador” e ka kaluar shifrën prej 20 mijë pushuesve. Këtë vit presim që kjo shifër të rritet, duke shtuar faktin se vitin e kaluar kanë qenë të kënaqur me pritjen, me ushqimet. Ne funksionojmë dhe ofertat i kemi me paketa me mëngjes dhe darkë, ushqimet janë kryesisht tradicionale shqiptare kosovare, por nuk mungojnë edhe ushqimet e detit”, shprehet pronari i këtij hoteli.

Përkundër rritjes së çmimeve, në “Ambassador” do të ketë çmime modeste duke iu përgjigjur kërkesave të klientëve.

“Këtë vit çmimet kanë lëvizur duke filluar prej furnizimit me gjëra ushqimore te stafi dhe ka një ngritje enorme të çmimeve. Ne si hotel “Ambassador” nuk i kemi lëvizur çmimet, megjithëse, pas këtyre ngritjeve. Arsyeja e vetme është se kemi një klientelë të rregullt dhe që tashmë jemi familjarizuar me këtë klientelë edhe pse do të fitojmë më pak këtë vit, do të ofrojmë shërbimet dhe do të mundohemi të japim më të mirën për klientët tanë”, tregon Koprani.

Në paketë përfshihet çadra, shazllonet dhe shërbimet all inclusive. Arsyeja është e thjeshtë pse duhet të vendosni që të pushoni në këtë vend.

“Pushuesit duhet të kenë parasysh që hotel “Ambassador” në Shëngjin i përshtatet më së miri të kërkesave të pushuesve kosovarë. Përveç kësaj është edhe një ambient fantastik që për këtë është një dhunti e Zotit, por është një ambient që rrallë ku mund ta gjesh në këtë anë”, përfundon ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025