Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi thirrje qyetarëve që të mos fotografojnë incidentet me raketa
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi thirrje qyetarëve që të mos fotografojnë incidentet me raketa
Ambasada e Kosoves Abu Dhabi 1
18/03/2026 - 11:32
Linku u kopjua

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka dalë me një njoftim zyrtar ku u bën thirrje qytetarëve që jetojnë ose janë duke vizituar emiratet të mos fotografojnë dhe shpërndajnë pamje nga incidentet me dronë e raketa.Ndërsa ka ftuar qytetarët e Kosovës që të respektojnë me përpikëri ligjet dhe rregullat në fuqi, transmeton KosovaPress.

Në njoftimin në Facebook, ambasada thekson se autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe zbatojnë masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje duke përfshirë gjoba të larta dhe dënime me burg.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara pas sulmeve të Iranit ndaj këtij shteti, njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe, si vizitorë apo rezidentë, se, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e brendshme në fuqi në vendi pritës:

-Ndalohet rreptësisht fotografimi, incizimi apo shpërndarja e pamjeve dhe informacioneve nga vendet ku ndodhin incidente të lidhura me raketa apo dronë, si dhe publikimi i vendndodhjeve të këtyre incidenteve në rrjete sociale apo platforma të tjera.

-Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe zbatojnë masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje, përfshirë: gjoba të larta financiare, dënime me burg, konfiskim të pajisjeve elektronike si dhe deportim të shoqëruar me ndalim të rikthimit në vend.

Ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë me përpikëri ligjet dhe rregullat në fuqi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik në vendin ku jetojnë dhe veprojnë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026