Aliu njofton: Kompleksi Memorial "Masakra e Reçakut" po rregullohet
Lexohet për: 1 min.
aliu
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se sot ka pritur në takim e së bashku me grupin punues të themeluar nga Ministri Çeku, me në krye Drejtorin e Agjencionit të Memorialeve, Imer Hakaj, kanë parë nga afër hapësirën e Memorialit të Reçakut dhe gjithashtu vendin e quajtur te Kodra e Bebushit.

Në llogarinë, Aliu tha se puna për hartimin e detyrës projektuese nga grupi punues që do të rezultojë me Projektin e Kompleksit Memorial "Masakra e Reçakut" po vazhdon me ritme të parapara dhe plani dinamik do të jetë pjesë përbërëse e përgatitur nga grupi punues.

“Në këtë mënyrë, jemi të lumtur që pas gjithë këtij angazhimi do të sigurohet një Kompleks Memorial i denjë për në dobi të memories kolektive për atë çfarë ka ngjarë para një çerekshekulli në Reçak, për ta kujtuar përgjithonë e të shërbejë si pikë e referencës në historinë e popullit tonë nga ku u ngjiz liria jonë”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025