Tragjike në Ferizaj, nxënësi vdes në orën e edukatës fizike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tragjike në Ferizaj, nxënësi vdes në orën e edukatës fizike
17/04/2026 - 17:40
Linku u kopjua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Ferizaj, ku një nxënës 15-vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se rreth orës 15:15 është pranuar informata se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi”, një nxënës mashkull është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, tha ai për KosovaPress.

I mituri është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, mirëpo sipas mjekut kujdestar, pavarësisht përpjekjeve për trajtim, ai ka ndërruar jetë.

Lexo po ashtu
Tyson mbush 60 vjet
“Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Hetimeve e stacionit, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Veseli.

Ai bëri të ditur se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe informata shtesë do të bëhen publike në raportet vijuese.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026