Alarmet për bomba, padi penale për terrorizëm ndaj 63 vjeçarit nga Tetova
Lexohet për: 1 min.
spb-tetove-780x439-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, sektori për luftë kundër terrorizmit, gjatë ditës së djeshme deri te Prokuroria për ndjekjen e Krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka ngritur padi penale ndaj 63 vjeçarit S.Gj. nga Tetova, i cili dyshohet për kryerjen e veprës “terrorizëm”.

Më 17.12.2022 nga telefoni i tij celular, i denoncuari S.Gj. është lajmëruar në SPB-Dellçevë me ç’rast rrejshëm është prezantuar dhe ka lajmëruar se në më shumë lokacione në qytet ka vendosur bomba.

Zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, kanë kryer kontrollet e duhura dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme, shkruan AlsatM

Pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve të duhura, më 22.12.2022 S.Gj. është privuar nga liria dhe në stacionin policorë të Tetovës me të është zhvilluar një bisedë informative, pas çka i është konfiskuar telefoni dhe dy SIM kartela.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025