Alarmet për bomba në Maqedoni të Veriut, Kovaçevski: Gjendja e sigurisë është stabile
Lexohet për: 1 min.
Capture
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Maqedonisësë Veriut, Dimitar Kovaçevski, derisa komentoi alarmet e rrejshme për bomba që po ndodhin kohëve të fundit në Shkup, tha se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe se bëhet fjalë për sulme hibride. Sipas tij MPB-ja po vepron me intensitet të plotë, shkruan AlsatM

“Gjendja e sigurisë në shtet është stabile, MPB-ja me sukses e kryen punën e saj që të siguroj sigurinë për çdo qytetarë të vendit. Sa u përket alarmeve për bomba që filluan me autobusët e NQP, për të vazhduar me shkolla, Qendrat Tregtare dhe Institucionet. Sipas ekspertëve, kjo dukuri është rritur pas luftës në Ukrainë. MPB-ja lidhur me këtë dukuri po vepron me kapacitet të plotë”, u shpreh Kovaçevski.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025