Kamerat e sigurisë të vendosura në rrugët e qyteteve të Kosovës konsiderohen nga institucionet e republikës si shumë të rëndësishme për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprave penale. Autoritetet komunale dhe policore theksojnë se sistemi i monitorimit të tyre është i mbrojtur dhe funksionon në përputhje me ligjet në fuqi, ndërsa qasja në të dhënat e regjistruara është e kufizuar dhe e kontrolluar vetëm nga Policia e Kosovës, duke garantuar sigurinë publike të qytetarëve por edhe atë nacionale të vendit.
Në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut, Prizren, Obiliq por edhe komuna tjera të Republikës, kamerat publike që shteti i ka vendosur, kryesisht nëpër rrugë, janë të monitoruara dhe mbikëqyren rreptësishtë nga Policia e Kosovës, duke mos lënë hapësirën që ndonjë entitet apo vend tjetër, si Serbia në radhë të parë, të mund të ndërhyjë në to.
Fushtica ka bërë të ditur se këto kamera janë prodhim kanadez e jo rus ose kinës. Firma e tyre është AVIGILION, që siç pretendon drejtori komunal, garantojnë standardet më të lartë të sigurisë.
Në polici e konfirmojnë këtë gjë. Drejtori i forcave të rendit për rajonin e Prishtinës, Bekim Bislimi, tregon për çfarë shërbejnë ato dhe çfarë të dhënash mbledhin.Sipas tij, kamerat këndej pari janë të sigurta dhe nuk ka ndonjë rrezik se të dhënat e tyre mund të shfrytëzohen nga Serbia.
Kamerat e vendosura në shërbim të sigurisë publike janë të sigurta dhe të prodhimit kanadez edhe në komunën e Prizrenit, sipas drejtorit të këtushëm për emergjenca e siguri, Sead Arifi
I njëjti shton se policia duhet të investojë në kibernetikë, të bashkëpunojë me aleatë si NATO, SHBA e BE për inteligjencë kërcënimesh ndërsa bën thirrje të krijohet një ligj për detyrim të raportimit të incidenteve kibernetike.
Sipas tij, Izraeli ka ndërhyrë në Iran duke shfrytëzuar të dhënat e kamerave të sigurisë së atjeshme, ndërsa nuk e përjashton mundësinë që edhe Serbia të tentojë të bëjë diçka të ngjashme me kamerat e sigurisë private në Kosovë, e posaçërisht me ato në veri të vendit.
Berisha thotë se një ndërhyrje e tillë mund të bëhet përmes komprometimit të rrjeteve ku janë të lidhura këto kamera.
KosovaPress ka kërkuar të marrë një përgjigje edhe nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, nëse kamerat private mund të keqpërdorën për qëllime që nuk përkojnë vetëm me ato përkufizimi që i përcakton ligji për to. Këtë përgjigje nuk e mori deri në orën 17 të së premtes së 3 prillit.
Nga ana tjetër, qytetarët thonë se nuk besojnë që kamerat publike të rrezikojnë sigurinë dhe privatësinë e tyre.
Ndërkohë, Agron Balaj ka shtuar se këto kamera janë tejet të rëndësishme pasi me to siç tha, mund të zbulohen vepra të liga që mund të kryhen nga persona të ndryshëm.