Alarm nga Policia, mesazhe mashtruese po zbrazin xhirollogaritë e qytetarëve
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Alarm nga Policia, mesazhe mashtruese po zbrazin xhirollogaritë e qytetarëve
credit-card-fraud
04/05/2026 - 13:46
Linku u kopjua

Drejtoria Rajonale në Prizren ka njoftuar për një dukuri shqetësuese që po rrezikon drejtpërdrejt sigurinë financiare të qytetarëve.

Sipas Policisë, qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme. Në këto mesazhe përfshihet një lidhje e dyshimtë, ku kërkohet futja e të dhënave personale dhe bankare.

Sipas njoftimit, pas vendosjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, duke zbrazur xhirollogaritë e viktimave.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos hapin lidhje të dyshimta të pranuara përmes SMS-ve apo aplikacioneve, të mos ndajnë fjalëkalime apo kode sigurie dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj çdo komunikimi të panjohur.

Po ashtu, sipas Policisë, çdo rast i dyshuar duhet të raportohet menjëherë në institucionet e sigurisë.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe luftimin e veprimeve të kundërligjshme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026