Tragjike në Itali - Një shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj, më pas kryen vetëvrasje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tragjike në Itali - Një shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj, më pas kryen vetëvrasje
Itali
Foto Ilustruese
18/04/2026 - 21:20
Linku u kopjua

Një tragjedi ka ndodhur në Cossombrato të Astit pranë Torinos. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se një burrë 57-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij dhe partnerin e saj të ri, të dy me origjinë shqiptare. Pas këtij momenti, autori më pas ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga një kullë.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, trupat e dy viktimave u gjetën këtë mëngjes në një kanal në rrugë, në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri. Vëllai i gruas që u vra ishte i pari që ka ngritur alarmin, pasi ishte shqetësuar sepse nuk kishte marrë asnjë njoftim nga motra e tij.

Sipas hetimeve fillestare, 57-vjeçari i ka sulmuar viktimat me një mjet pune, duke i goditur për vdekje. Më pas, ai është ngjitur në kullën e kështjellës ku dhe punonte e më pas është hedhur, duke humbur jetën në vend, transmeton Euronews Albania.

Hetimet po vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e incidentit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026