Al Trade Market hap edhe një pikë të re, Gashani: Plotësimi i kërkesave të klientëve, prioriteti ynë
Lexohet për: 2 min.
Sokol-180722
2 vite më parë
Linku u kopjua

Al Trade Market ka hapur pikën e re në Fushë-Kosovë, duke u ofruar qytetarëve një gamë të gjerë produktesh.

Me rastin e hapjes u organizuan një mori aktivitetesh, përfshirë edhe tingujt e muzikës live.

Drejtori gjeneral i Al Trade Market, Sokol Gashani u shpreh i lumtur për hapjen e radhës, derisa klientëve u premtoi kualitet dhe plotësim të kërkesave të tyre.

“Sot ndoshta jam edhe pak i emocionuar por edhe emocionet në kuptim të gëzimit, kur e sheh gjithë këtë popull që na viziton dhe na përkrah. Është edhe një motiv shtesë që ne hala më shumë të punojmë dhe në asnjë formë të mos ta diskutojmë lodhjen, por të ecim përpara”, tha ai.

E rritja e Al Trade Market sipas Gashanit, vjen pikërisht falë besueshmërisë së klientëve.

Ai theksoi se nuk do të ndalen me kaq, duke shtuar se pika të reja të Al Trade Market do të hapin edhe në të ardhmen.

“Sigurisht, kjo edhe tregon një besueshmëri që klientët kanë për firmën tonë dhe po e them me sinqeritetin më të madh që të vetmin borxh që e ndjejë unë, është që të bëjë maksimumin për klientin sepse klienti na ka besuar neve. Pjesën më të madhe të klientëve e kemi që edhe jetojnë me familje në objektet e tona, që është një nder i madh. Besueshmëria që na kanë ofruar klientët na shtynë dhe na motivon dhe s’do të ndalemi edhe me pika të radhës që të jemi sa më afër plotësimit të kërkesave dhe një jete më të rehatshme për klientët tonë”, shtoi ai.

Objekti i ri i Al Trade Market në Fushë Kosovë gjendet në rrugën Hyzri Talla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025