Federata e Sporteve Universitare të Kosovës ka nënshkruar sot kontratë me kompaninë Al - Trade Center, përmes së cilës Al - Trade do të jetë sponsor gjeneral i Ligave Universitare të organizuara nga FSUNK-ja.
I lumtur për arritjen e këtij bashkëpunimi, nga i cili do të përfitojnë studentët e universiteteve dhe kolegjeve vendore, u shpreh ushtruesi i detyrës së presidentit të FSUNK-së, Gani Ibrahimi.
Ndësa, drejtori i përgjithshëm i Al-Trade Center, Sokol Gashani, tha se ndërkombëtarizimin kryesor vendi ynë e ka realizuar përmes sportit, andaj është i lumtur që të kontribuojë për avancimin e sportistëve të rinj të vendit tonë.
Me anë të kësaj kontrate, Al-Trade do të jetë sponsor gjeneral i Ligave Universitare në futsall, pingpong, 3X3 basketboll, volejboll.
Të dyja palët janë dakorduar që të punojnë së bashku në avancimin e sportit universitar dhe në thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.