Akuzat për mashtrim, Musk: KE ofroi marrëveshje sekrete për të censuruar X
Lexohet për: 2 min.
Elon Musk
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Miliarderi Elon Musk ka bërë të ditur sot se Komisioni Evropian i ka ofruar atij ofroi një "marrëveshje sekrete të paligjshme" për të censuruar "në heshtje" fjalimin në rrjetin social X, pasi Komisioni Evropian akuzoi platformën mediale për shkelje të ligjeve digjitale të BE-së.

“Komisioni Evropian i ofroi X një marrëveshje sekrete të paligjshme: nëse ne e censuronim fjalimin në heshtje pa i thënë askujt, ata nuk do të na gjobisnin. Platformat e tjera e pranuan atë marrëveshje. X jo," shkroi Musk në X.

Deklarata e Musk erdhi si përgjigje ndaj akuzave të Komisionit Evropian sipas të cilave X ka shkelur Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) në fushat që lidhen me "modelet e errëta, transparencën e reklamave dhe qasjen e të dhënave për studiuesit".

Politika e shenjës së kaltër të platformës së mediave sociale ndikon negativisht në aftësinë e përdoruesve për të marrë vendime të lira dhe të informuara në lidhje me vërtetësinë e llogarive në platformë dhe përmbajtjen me të cilën ndërveprojnë, tha KE, pasi çdokush mund të abonohet për të marrë një shenjë të kaltër, e cila supozohet se tregon një "llogari e verifikuar".

Për më tepër, KE tha se "X nuk përputhet me transparencën e kërkuar për reklamat, pasi nuk ofron një depo reklamash të kërkueshme dhe të besueshme".

KE paralajmëroi se nëse pikëpamjet e tij paraprake do të konfirmohen përfundimisht, platforma X mund të përballet me gjoba të rënda duke përfshirë deri në 6 për qind të xhiros totale vjetore në mbarë botën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025