Akuza të ashpra nga Beogradi: Petkoviqi mbron Radoiçiqin, akuzon Kurtin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Akuza të ashpra nga Beogradi: Petkoviqi mbron Radoiçiqin, akuzon Kurtin
Beograd1234
23/06/2026 - 18:17
Linku u kopjua

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave që e fajësojnë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, për gjendjen e serbëve në Kosovë, transmeton KosovaPress.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Petkoviqi e cilësoi si “akuzë të mjerë dhe të turpshme” pretendimin se Radoiçiq është përgjegjës për, siç u shpreh ai, “terrorin ndaj serbëve”, duke insistuar se përgjegjësia bie mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Është një akuzë e mjerë dhe e turpshme të thuhet se për terrorin ndaj serbëve është fajtor Radoiçiqi, e jo Kurti, i cili urren serbët”, shkroi Petkoviqi duke pretenduar se serbët në Kosovë janë nën presion.

Ai gjithashtu sulmoi politikanët serbë në opozitë, Mirosllav Aleksiq dhe Nenad Rashiq, duke thënë se ata nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë patriotizëm.

Lexo po ashtu
Moti sot
“Aleksiqi më në fund duhet të mësojë se një patriot serb nuk e dëbon popullin e vet, por lufton për të me zemër e me shpirt, ashtu siç as Aleksiqi dhe as Rashiqi nuk do ta kuptojnë kurrë, e aq më pak do të dinë ta bëjnë”, shkroi ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026