Aktakuzë për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Aktakuzë për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje
Policia
Foto Ilustruese
02/06/2026 - 15:04
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.G., dhe N.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 172 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, ndërsa ndaj N.G. është ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, me datë 09.10.2025 në Prizren, gjatë një kontrolli të realizuar nga organet e rendit, në pronën e të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar bimë të kanabisit, të cilat ishin kultivuar nga të pandehurit. Sipas ekspertizës forenzike, këto bimë kanë rezultuar se përmbajnë substancën narkotike kanabis-marihuanë.

“Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 19,900 euro, të cilat janë përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm i kultivimit të narkotikëve”, thuhet nw njoftim.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të veturës së të pandehurit N.G., janë gjetur dhe sekuestruar 65 fishekë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026