Aktakuzë ndaj një drejtori në Spitalin e Gjakovës, punëtori i mori pagë të plotë pa shkuar katër vjet në punë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Aktakuzë ndaj një drejtori në Spitalin e Gjakovës, punëtori i mori pagë të plotë pa shkuar katër vjet në punë
Prokuroria-Themelore-Gjakove-Foto1234
26/05/2026 - 16:17
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Gjakovë ngriti aktakuzë ndaj Z.M. për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai dyshohet se në pozitën e drejtorit të departamentit të administratës në Spitalin e Gjakovës dhe duke qenë në dijeni nuk i ka nisur procedurat disiplinore ndaj Xh.Z., operator në statistikë, i cili nuk shkoi në punë për katër vjet.

“I pandehuri me inicialet Z.M., nga muaji janar i vitit 2019 deri në fund të vitit 2023 në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk i përmbush detyrat e tij si Drejtor i Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të personit tjetër-nëpunësit Xh.Z., në atë mënyrë që i njëjti në kundërshtim me nenin 48 par.2 të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarët publikë, si mbikëqyrës dhe autoritet kompetent edhe pse ka qenë i njoftuar paraprakisht nga Z.R., për mungesën në punë të punëtorit, i njëjti nuk e ka filluar procedurën disiplinore mbi bazën e fakteve konkrete dhe të provuara për shkeljen e detyrimeve nga nëpunësi Xh.Z., i punësuar në Spital në pozitën Operator në Statistikë, duke i mundësuar të njëjtit të merr pagën bruto totale prej 21,473.42 €uro pa u paraqitur në punë dhe atë për periudhën kohore 2019-2023, me çka buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm material.

Me këto veprime ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallët fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026