Aksion policor në Pejë, dy të ndaluar për ryshfet dhe manipulim të votës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksion policor në Pejë, dy të ndaluar për ryshfet dhe manipulim të votës
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Gorazhdec të Pejës nën dyshimin për veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”.
Policia njoftoi se në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor, më 7 qershor 2026 ka pranuar informacione për aktivitete të kundërligjshme që dyshohet se kishin për qëllim ndikimin në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor në fshatin Gorazhdec.
Sipas Policisë, dyshimet lidhen me përpjekje për të orientuar dhe ndikuar tek qytetarët që të votojnë për Listën Serbe. Pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprime operative, duke kryer bastisje dhe arrestuar dy persona meshkuj, shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast.
Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit rajonalë, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Policia bëri të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.