PK: Gjuajtje me armë në një pompë të derivateve në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës bënë të ditur për KosovaPress se sot rreth orës 19:30, kanë marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Sipas policisë, bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 19:30, kemi  marrë informatën për të shtëna me armë zjarri  në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar", kështu ka thënë për KosovaPress zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas policisë, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë.

KosovaPress raportoi fillimisht nën dyshimet për një trup të mbuluar brenda shiritit të vendosur nga policia, që shihet në foton e siguruar nga vendi i ngjarjes.  

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,109
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024