Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në Shqipëri ku si pasojë kanë humbur jetën 8 persona.
Sipas njoftimit të policisë 7 persona dyshohet se janë shtetas nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra.
Sipas raportimeve të Ora News, dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por burime bëjnë me dije se mjeti me emigrantë të paligjshëm është pikasur nga patrulla policore duke shtuar shpejtësinë për t'i ikur policisë.
Drejtuesi nga Shkodra, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosa në fshatin Kuqar.
Burimet thonë se sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h.
Dy prej trupave të viktimave raportohet se ndodhen ende brenda mjetit të shkatërruar.