AKP nuk i privatizon 200 mijë hektarë pyje, ia “falë” Ministrisë së Bujqësisë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
AKP nuk i privatizon 200 mijë hektarë pyje, ia “falë” Ministrisë së Bujqësisë
akp pyjet
22/05/2026 - 17:26
Linku u kopjua

Rreth 200 mijë hektarë prona pyjore, të shpërndara në mbi 3 mijë parcela, janë bartur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në Ministrinë e Bujqësisë, në një proces që u vlerësua si një ndër më meritorët e pasluftës në Kosovë.

Marrëveshja e pranim-dorëzimit u nënshkrua nga kryetari i Bordit të AKP-së, Hekuran Nikçi, drejtori ekzekutiv në detyrë Burim Leci, ministri i Bujqësisë Armend Muja dhe drejtori në detyrë i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Menderez Ibra.

Gjatë ceremonisë së mbajtur në Ministrinë e Bujqësisë, u tha se me këtë marrëveshje asetet pyjore po përjashtohen nga procesi i privatizimit dhe po kalojnë në menaxhim publik në interes të qytetarëve.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për rreth 200 mijë hektarë prona të shpërndara në 3,015 parcela, të cilat deri më tani kanë qenë nën menaxhimin e AKP-së. Bashkë me pronat është bartur edhe dokumentacioni përkatës, ndërsa pas përfundimit të procedurave kadastrale të dhënat do të bëhen publike.

AKP-ja ka bërë të ditur se do të ofrojë gjithë dokumentacionin relevant dhe, sipas nevojës, do të krijojë komisione të përbashkëta me Agjencinë Pyjore të Kosovës për kontrollimin dhe transferimin e pronësisë në emër të Qeverisë së Kosovës.

Vendimi për bartjen e 22 Ekonomive Pyjore dhe dy Ndërmarrjeve Pyjore Industriale është marrë më herët nga Bordi i AKP-së, bazuar në Ligjin për AKP-në dhe Ligjin për Pyjet.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026